Është thënë se, tek disa pacientë me koronavirus kanë raportuar se kanë ende simptoma të virusit tetë muaj pas infeksionit fillestar.
Këta pacientë kanë zhvilluar të ashtuquajturën formë ‘Covid i gjatë’, ku simptomat e infeksionit fillestar mund të vazhdojnë më gjatë sesa pritej shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtarët kanë hamendësuar në atë se kush ka më shumë të ngjarë të zhvillojë Covid të tipit të gjatë, bazuar në simptomat e tyre më të hershme të koronavirusit.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Lodhja, dhimbjet e kokës, vështirësia në frymëmarrje, zëri i ngjirur dhe dhimbjet e muskujve, ishin pesë shenjat që kishin më shumë të ngjarë të çonin në ‘Covid të tipit të gjatë’, sipas studiuesve që punuan me aplikacioni ‘COVID Symptom Study’.
Vështirësia e frymëmarrjes, në veçanti, ishte një parashikues i rëndësishëm i këtij tipi – thanë ata.
Pacientët gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin Covid të gjatë nëse kishin fillimin e simptomave të shumëfishta të gjitha menjëherë, gjatë fazave të hershme të infeksionit. /Gazeta Shneta/