Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedi në Itali, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Lajme 25/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në fabrikë.

Viktimë mbeti Daniel Tafa. I riu punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë. I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Një prej kolegëve të tij tregoi për median vendase.

“Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, transmeton voxnews.al.

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës.

Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar, po në moshë të re, ndërroi jetë gjatë punës në një fermë. 31-vjeçari i quajtur Gentjan po ngiste një traktor kur për arsye të paqarta mjeti ra në një kanal dhe u përmbys, duke zënë përfund të riun.

Artikulli paraprakGjakovë: Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të dëmtimit të gypit të ujësjellësit
Artikulli i rradhës Ushtarët amerikanë në Kampin Bondsteel trajnohen për shpëtimin e jetëve

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.