Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi bashkëkohor fizioterapeutik tek gjendjet Neuro-Ortopedike të qafës

Fizioterapi 24/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cilat jane sindromet me te shpeshta Neuro ortopedike qe shfaqen ne regjionin e qafes?

Shkruan: Burim Gjinovci, Fizioterapeut Muskuloskeletor

Sindromet me te shpeshta  te regjionit cervikal qe i shohim  ne praktiken e perditshme klinike jane: lendimet ne aksidente komunikacioni (Whiplash Associated Disorders), kokedhimbjet me natyre cervikale, radikulopatite dhe dhimbjet radikulare cervikale, sindromi i nyjeve zigapophyseale, diskopatite me natyre degjenerative si dhe bllokimi akut artikular (qafa e shtrember akute).

Incidenca e dhimbjeve te qafes variron ne menyre signifikante nga diagnozat e rralla si radikulopatite cervikale  (0.055 per 1000 raste), deri tek dhimbjet e vete raportuara te qafes  (213 per 1000 raste).

30% deri ne 50% e rasteve tek dhimbjet e qafes raportojne per perzistence te simptomeve  deri ne 12 muaj pas episodes se pare!

Ky eshte nje indikacion qe ne duhet te jemi sa me efikas me trajtimet tona, dhe ta konsiderojme pse nje numer kaq i madh i rasteve vazhdojne te kene simptome per aq gjate! Disa nga faktoret negativ prognostik jane: strategjia e kopjimit pasiv (pacienti pranon vetem tretmane pasive), depresioni, frika nga levizja, katastrofizimi, dhe fokusimi ne modelin biomekanik/biomedikal nga ana e profesionisteve shendetesor, pa e konsideruar pjesen psiko sociale tek pacienti.

Simptomet dhe shenjat klinike:

Njera nder simptomet me te shpeshta qe e shtyejne pacientin me probleme cervikale te vizitoje Fizioterapeutin eshte dhimbja! Krahas dhimbjeve, problemet cervikale mund te shoqerohen me simptome neurogjene si: mpirja, dizestezite, dobesia miotomale, hiperalgjezite dhe allodinia). Simptome tjeter eshte shtangimi, ndjenja e instabilitetit tek dobesite e muskujve cervikal stabilizues, si dhe dhimbjet referuese ne gjymtyre te siperme, gjoks, koke dhe shpatulla!

Per shkak te diverzitetit klinik, gjendjet neuro ortopedike cervikale duhet te ekzaminohen ne detaje nga Ortopedi/Neurokirurgu Spinal, apo Fizioterapeuti i specializuar ne Fizioterapine NEUROMUSKULOSKELETORE.

EKZAMINIMI FIZIOTERAPEUTIK /MANUEL TERAPEUTIK:

Qellimet e ekzaminimit jane: te percaktohet modeli klinik tek pacienti me probleme cervikale, te definohen mekanizmat fiziologjik te dhimbjes, te percaktohen faktoret kontibues, te percaktohet shkalla e paaftesise apo pengesave ne aktivitet dhe participim sipas ICF, si dhe te definohen termat terapeutik afatgjate se bashku me prognozen per çdo rast individual! Kjo e shfaq nevojen qe rastet te trajtohen bazuar ne gjetjet individuale, e jo ne menyre protokolare pasi qe “NJE MADHESI E KEPUCES NUK JU PERSHTATET TE GJITHEVE”!

TRAJTIMI FIZIOTERAPEUTIK

Qellimet e Fizioterapise bashkekohore tek trajtimi i gjendjeve Neuro Ortopedike te qafes jane: eliminimi i faktoreve kauzal tek problemi aktual i çdo pacienti, informimi dhe edukimi mbi trajtimin Fizioterapeutik si dhe rendesia e aktivitetit ditor fizikal per parandalim te recidivave te reja, eliminimi  i dhimbjes, permiresimi i kapacitetit fizikal cervikal dhe holistik, tek rastet e dhimbjeve perzistente preferohet Edukimi per Neurobiologjine e dhimbjes dhe konceptet e Sensitivizimit Central tek dhimbjet kronike Neuromuskuloskeletore!

Trajtimi bazohet ne gjetjet klinike!

Nese kemi dominim te problemeve artrogjene, preferohet Fizioterapia Manipulative/Mobilizuese per permiresimin e mekanikes/artrokinematikes se nyjeve.

Nese problemi eshte i natyres muskulare, bazuar ne ekzaminim mund te aplikohen ushtrimet e riedukimit muskular ne forme te: ushtrimeve sensori motore, ushtrimeve te qendrueshmerise, ushtrimeve te forces dhe  ushtrimeve dinamike stabilizuese.

Nese problemi eshte me dominim te natyres neurogjene/neuropatodinamike, nese trajtimet e hapesirave mekanike si muskujve dhe nyjeve nuk japin permiresim te shenjave neurogjene, atehere mund te aplikohen principet e mobilizimit Neurodinamik per permiresimin e rreshqitjeve nervore ne relacion me hapesirat mekanike kah nervat kalojne!

Nese kemi prezentim miks te simptomeve neuromuskuloskeletore, atehere bazuar ne ekzaminimin individual te çdo rasti dhe arsyetimin klinik percaktohen parametrat/teknikat dhe ushtrimet terapeutike per çdo rast!

Përveç Fizioterapise Manipulative/Manuale, ushtrimeve terapeutike dhe edukimit mbi Neuroshkencen e dhimbjes, trajtimit kompleks tek rastet persistente mund ti shtohet edhe trajtimi medikamentoz, psikoterapia dhe opsionet kirurgjikale sidomos tek instabiliteti struktural apo stenozat me kompromitim te funksioneve neurologjike te palces dhe radikseve cervikale!

Artikulli paraprakInfermierët e Gjinekologjisë e quajnë të jashtëligjshëm risistemimin e tyre nga menaxhmenti i klinikës
Artikulli i rradhës Drejtori mjekësor i shkarkuar në Spitalin e Pejës thotë se po kursehen njerëzit e afërt me Vetëvendosjen

Ju sugjerojmë

Skleroza Amiotrofike Laterale: Shkaktarët, shenjat dhe rehabilitimi fizioterapeutik

21/12/2022 Fizioterapi

OFTK dhe Gazeta Shneta ftojnë fizioterapeutët për publikim të artikujve profesional

19/12/2022 Fizioterapi

Artrozat: shkaktarët, shenjat, këshilla dhe trajtimi

31/08/2022 Fizioterapi

Disa këshilla për fizioterapi gjatë shtatzënisë

31/08/2022 Fizioterapi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.