Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori mjekësor i shkarkuar në Spitalin e Pejës thotë se po kursehen njerëzit e afërt me Vetëvendosjen

Lajme 24/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori mjekësor i shkarkuar në Spitalin e Pejës, Muhamet Halitaj, ka dal me një reagim ku thotë se për rastin e skandalit me foshnjën po kursehen njerëzit e afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij urdhri për shkarkimin e tij ka ardhur nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së dhe ud.ministrja e Shëndetësisë.

Halitaj në reagimin e tij ka përmendur disa emra që sipas tij janë përgjegjës në vijën menaxheriale për këtë rast, duke thënë se përgjegjësia nuk i takonte atij si drejtor mjekësor sepse mjekët kishin kryer punën e tyre si duhet, shkruan Gazeta Shneta.

Halitaj ka thënë se shkarkimi i tij nga drejtori ekzekutiv Fazli Shala, është bërë me ndikim të ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi si dhe ud.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku.

“Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar Halitaj në reagimin e tij.

“Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi. Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati. Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor”, ka deklaruar Halitaj.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë:

Reagim ndaj prononcimit te faqes zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm Pejë përmes të cilit njoftohem se është bërë shkarkimi im si Drejtor Mjekësor :

Jam i njoftuar për rastin në fjalë, përmes njoftimit për opinion nga faqja zyrtare e Spitalit të Pejës, dhe është për t’u befasuar sesi sot është ndërrmarrur një vendim i tillë, derisa jemi në shfrytëzim të ditës së vikendit dhe vendimet nuk mund të merren në vikend, meqë zyra e protokolit dhe e vulës është e mbyllur dhe njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore.

Po ashtu në këtë njoftim shkruan se shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte për rastin në fjalë, pra për frytin e vdekur .

Sa për opinion ju sqaroj se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësit dhe detyrat e drejtorit mjekësor. – Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin  duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me pergjegjësi të plotë.

Pacientia e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë , gjithcka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt.

Po ashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njejta të vazhdonte me procedura tjera.

Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.

-Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi.

-Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati.

Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor.

Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit.

Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka derguar ne lajtore ku prapë nga pakujdesia e puntorëve në lajtore ka përfunduar ky rast.

Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje .

Në këtë vendim do të bëj ankimim ligjor dhe shpresoj që drejtësia do të marrë vëndimet e duhura.

 

Me respekt,

Dr.Muhamet Halitaj

Artikulli paraprakTrajtimi bashkëkohor fizioterapeutik tek gjendjet Neuro-Ortopedike të qafës
Artikulli i rradhës Moti për nesër

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.