Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi endodontik: Trajtimi i kanali te rrënjës ose ‘devitalizimi’ i dhëmbit

Lajme 17/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çfarë duhet të dini për trajtimin endodontik – trajtimi i kanali te rrënjës ose ‘devitalizimi’ i dhëmbit

Trajtimi endodontik është një procedurë dentare ambulantore që është e nevojshme të behet atëherë kur pulpa (indi i butë brenda dhëmbit) është i inflamuar ose i infektuar për shkak të një dëmtimi të shkaktuar nga një karies i thellë ose nga ndonjë traumë e rëndë dhe e papritur e cila shkakton thyerje apo copëzim të thellë të kurorës së dhëmbit.

Pulpa dentare, e vendosur ne brendësi të dhëmbit, e njohur në popullatën e gjerë si nervi  i dhëmbit, është në të vërtetë një ind kompleks i cili përmbanë arteriet, venat, mbaresat tjera nervore dhe qelizat lidhëse.

Gjatë zhvillimit, ky ind ka funksionin e formimit të strukturës mbështetëse si pjesë e kalcifikuar e dhëmbit (dentina).

Pse duhet të bëni trajtim endodontik?

Duke përjashtuar situatat e përmendura më lart, kur simptomat e nxehta, të ftohta, të ëmbla, të kripura shoqërohen nga një dhimbje pak a shumë e lokalizuar që zgjatë për një kohë të caktuar pas stimulimit, kjo është një shenjë e dukshme e pranisë së një kariesi tashmë të avancuar.

Dëmi shtrihet në progresion të shpejtë dhe nëse nuk interceptohet në kohë në mënyrë të pashmangshme çon në pulpitis të dhimbshme (inflamacion akut) dhe nekrozë (vdekje qelizore) të pulpës së vetë dhëmbit.

Trajtimi në këtë fazë të vonshme nuk është më heqja e pjesës karioze dhe mbushja pak a shumë e gjerë, por është e nevojshme trajtimi endodontik (ose trajtimi i kanalit të rrënjëve, i quajtur edhe devitalizimi ose përpunimi i kanalit).

Çfarë përmbanë në vetvete trajtimi endodontik ?

Një trajtimi endodontik (ose trajtimi i kanalit të rrënjës i quajtur edhe si devitalizim ose përpunimi i kanalit) konsiston në heqjen e pulpës së inflamuar dhe të infektuar (të nervit).

Kjo pulpë është e pranishme brenda dhëmbit dhe përgjatë gjithë gjatësisë së rrënjëve dhe në zëvendësimin e saj me një mbushje të përhershme me gutta perka dhe çimento në rrënjë të kanalit, pas pastrimit adekuat dhe formimit të kanaleve të rrënjës.

Trajtimi i kanalit të rrënjës është një procedurë që mund të shpëtojë një dhëmb të sëmurë dhe të infektuar për shumë vite.

Çfarë arrihet me trajtim endodontik?

Rezultati është se, dhëmbi nuk do të jetë më një rezervuar infektiv dhe pas një rikonstruksioni adekuat të kurorës, mund të vazhdojë të kryejë të njëjtat funksione si një dhëmb i paprekur.

Shkalla e suksesit të një trajtimi korrekt të kanalit rrënjësor është, në kushte normale, shumë i lartë. Përqindja zvogëlohet në rastet e ripërpunimit (ritrajtimit) endodontik, kur është e nevojshme të përsëritet procedura për një dështim të mëparshëm (gabime ekzekutimi, kompleksitet anatomik, vështirësi objektive).

Sa kohë duhet për një trajtim endodontik?

Një trajtim i kanalit të rrënjës mund të marrë një ose disa vizita. Trajtimi ndjek zakonisht hapat si më poshtë:

*Anestezi lokale për të neutralizuar dhimbjen  në rastet kur pulpa ende është e ndjeshme.

*Rindërtimi i përkohshëm i kurorës dentare kur ajo është shumë e shkatërruar, me qëllim që të eliminohet i gjithë kariesi pa hequr dorë nga muret e zgavrës së dhëmbit (që përmbajnë lëngje dezinfektuese dhe lidhjen e digës së gomës izoluese).

*Izolimi i fushës operuese nëpërmjet digës së gomës (mjete thelbësore për një trajtim të suksesshëm të kanalit të rrënjës) që përbëhet nga një fletë prej gome latex të shtrirë nga një hark dhe mbahet në vend nga një goditje e vendosur rreth dhëmbit që do të trajtohet ose një dhëmbi tjetër.

*Matja e gjatësisë së punës ose të çdo kanali të pranishëm (nga një referencë në kurorë deri në majen e rrënjës) me anë të radiografisë apo një apex lokatori elektronik ku doza e rrezatimit në ekzekutimin e një radiografie digitale dentar është minimale.

*Instrumentimi i kanaleve përmes instrumenteve endodontike që heqin pulpën e kanalit të rrënjës, të kontaminuar nga bakteret dhe substancat e infektuara, duke krijuar në të njëjtën kohë një formë të mureve të përshtatshme për një mbushje të plotë.

*irigimi me hipoklorit natriumi, një dezinfektues të fuqishëm, për të arritur një mjedis më të pastër dhe aseptik të mundshëm. Gjithashtu përdorimin e aparaturës më të fundit me laser.

*Mbushja e kanalit të rrënjës përmes guttaperkave, pykëzave plastike të cilat me anë të nxehtësisë janë lehtë të formueshme, të bashkangjitura me çimenton e kanalit të rrënjës.

*Rindërtimi i kurorës.

*Kontrolli radiografik i përfundimit të trajtimit.

*Proteza e mundshme fikse (kurorë ose urë).

Dr. Lulzim Kallaba, ‘Klinika Dentare Dental Center’

Për t’u konsultuar apo caktuar termin te Dr. Kallaba mund të telefononi në: ‎044-984-486, ‎049-344-720

Referencë:

Artikulli paraprakTeniserja me famë botërore, tregon historinë e saj të tmerrshme të lindjes
Artikulli i rradhës Zbulimi dhe parandalimi i kancerit në qafën e mitrës

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.