Infeksionet urinare janë më të zakonshme te njerëzit, të cilat shkaktohen nga bakeriet.
Pjesë e infeksioneve urinare bëhen edhe fëmijët, për të cilët mamia Razije Musa ka ndarë këshillat e saj me nënat shkruan GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ajo ka treguar se në shumë raste pediatri rekomandon antibiotikë adekuat, mirëpo në rast se infeksionet janë të pranishme përsëri, atëherë mund të jetë shenjë e ndonjë keqformimi apo keqfunksionimi të traktit urinar.
“Krahas këshillave të Pediatrit unë gjithmonë ju rekomandoj prindërve që fëmijëve me ju dhënë ujë e jo lëngje me sheqer.”
“Gjithashtu e rëndësishme është që pastrimi i pelenës të jetë adekuat pra nga lartë poshtë dhe jo anasjelltas.”
“Pastrimi me ujë në zonën intime ndihmon në mbajtjen e higjienës adekuate dhe largimin e bakterieve. Pas pastrimin thani pjesën e pastruar dhe vendosni pelenat kualitative.”, thuhet në postimin e saj.
Për identifikimin e llojit të bakteries, mamia sugjeron testimin përmes urinokulturës, e cila është analiza kyçe./GazetaShneta/