Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për spina bifida të zhvilluar gjatë operacionit fetal

Jetë 07/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tri foshnje kanë lindur pas trajtimit të parë në botë të spina bifidës që kombinon operacionin me qelizat staminale. Kjo u bë e mundur nga një provë klinike historike në UC Davis Health.

Trajtimi i veçantë i ofruar ndërsa fetusi është ende duke u zhvilluar në barkun e nënës, mund të përmirësojë rezultatet për fëmijët me këtë defekt të lindjes, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Tre foshnjat që kanë lindur deri më tani do të monitorohen nga ekipi hulumtues deri në moshën 30 muajshe për të vlerësuar plotësisht sigurinë dhe efektivitetin e procedurës.

“Kjo provë klinike mund të përmirësojë cilësinë e jetës për kaq shumë pacientë që do të vijnë,” tha Emily, pjesëmarrësja e parë e provës klinike. Vajza e saj, Robbie lindi tetorin e kaluar.

“Ne nuk dinim për spina bifida deri në diagnozën. Jemi shumë mirënjohës që u bëmë pjesë e kësaj. Ne po i japim vajzës tonë shansin më të mirë për një të ardhme të ndritur.”

Spina bifida, ndodh kur indet e shtyllës kurrizore nuk arrijnë të bashkohen siç duhet gjatë fazave të hershme të shtatzënisë.

Kjo gjendje prek 1,500 deri në 2,000 fëmijë në SHBA çdo vit. Shpesh diagnostikohet me ultratinguj.

Ndërsa operacioni i kryer pas lindjes mund të ndihmojë në reduktimin e disa efekteve, operacioni para lindjes mund të parandalojë ose zvogëlojë ashpërsinë e dëmtimit të shtyllës kurrizore të fetusit, i cili përkeqësohet gjatë rrjedhës së shtatzënisë.

“Unë kam punuar për këtë ditë për gati 25 vjet tani,” tha Diana Farmer, kirurge e parë fetale në botë, profesoreshë dhe kryetare e kirurgjisë në UC Davis Health dhe hetuesja kryesore në studim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSkizofrenia mund të rrisë rrezikun e demencës me 2.5 herë të shanseve
Artikulli i rradhës Shenjat dhe simptomat e para të infeksionit urinar tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.