Për shumë gra të cilat po bëhen nëna për herë të parë, brengosen kur ballfaqohen me rusat apo rrebullat në kokën apo fytyrën e fëmijës.
Mamija Razije Musa, ka treguar se si mund t’i largoni ato nga fytyra e fëmijëve tuaj:
#1
Para se ti bëni banjë bebes lyjani fytyrën me vaj ulliri dhe lejeni për afro 30minuta.
#2
Pa frikë përdoreni vajin sepse ulliri nuk është toksik dhe nuk ka efekte anësore
#3
Pas banjos fërkoni pjesët më të atakuara nga rusat këtë bëjeni me një peshqir pak ma të vrazhdë.
#4
Mos tentoni ta heqni krejt përnjëherë sepse iritohet edhe beba edhe lëkura.
Sipas saj, ky trajtim duhet të përsëritet 2-3 here në javë./ Gazeta Shneta