Tre drejtorë të klinikave janë ftuar për të raportuar para Bordit Drejtues të ShSKUK-së.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me drejtorë të klinikave të shtunën më datën 23 mars, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë mbledhje janë ftuar tre drejtorë të klinikave për të prezantuar punën e tyre. Dr. Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anestezionit; Dr. Merita Emini-Sadiku, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë dhe Dr. Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroenterologjisë.
Në këtë mbledhje është ftuar edhe zëvendësuesi i drejtorit të QKUK-së Osman Hajdari.
Bordi Drejtues po ashtu do të mbajë mbledhje të rregullt këtë të mërkurë. Javën e kaluar Bordi ka pauzuar, ndërsa mbledhja e fundit është mbajtur më 9 mars ku kanë raportuar katër drejtorë të klinikave. /Gazeta Shneta/




