Pandemia Covid-19 ka dëmtuar në çdo aspekt njerëzit në mbarë botën, duke filluar nga izolimi, distanca fizike, humbja e më të dashurve, humbja e vendeve të punës e deri tek problemet me shëndetin mendor.
Nga një analizë e 13 studimeve është bërë e ditur se depresioni dhe nivelet e ankthit janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Por, çfarë mund të bëni për të qenë proaktiv në lidhje me shëndetin mendor?
Nëse po përjetoni ndryshime të rënda të humorit, duke përfshirë mendime për vetëvrasje kërkoni ndihmën e profesionistëve shëndetësor.
Në anën tjetër, për të mbajtur shëndetin dhe gjendjen tuaj emocionale në nivelet e duhura, zgjedhja e një diete cilësore dhe mënyra e jetesës mund të jetë e dobishme.
Ndërkohë që, gjumi dhe ushtrimet fizike mund të jenë nxitës të dobishëm të humorit, dieta gjithashtu mund të luajë rol në gjendjen tuaj emocionale.
Më poshtë gjeni disa nga ushqimet që mbështesin anën tuaj emocionale:
-Çokollata
Çokollata ka treguar pozitivitet në gjendjen shpirtërore, duke i ndihmuar njerëzit të ndihen mirë.Një studim i vitit 2013 në Revistën Britanike të Farmakologjisë Klinike zbuloi se çokollata ndihmon në përmirësimin e humorit tuaj, duke ju bërë të ndiheni të qetë.Kjo pasi ajo stimulon prodhimin e endorfinës, e cila ndihmon njerëzit të ndihen të lumtur.
-E verdha e vezëve
Mungesa e vitaminës D mund të ndikoj në gjendjen tuaj emocionale, kështu duke hapur rrugët për çrregullimin afektiv sezonal, çrregullimin depresiv, sindromës premenstruale (PMS).Për këtë arsyje, konsumimi i vezëve ndikon në nivelet tuaja të vitaminës D.
-Arrat
Arrat janë të pasura me yndyrna të shëndetëshme, vitamina dhe minerale./GazetaShneta/