Studimi i muajit prill i botuar në Nature Communications ka sugjeruar se të keni nivele të larta të acideve yndyrore omega-3 mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare apo edhe shkaqe tjera.
“Ky studim mbështet më tej rolin e ushqimeve të detit, veçanërisht praninë e peshkut yndyror në dietën tonë”, thotë Sheri Kasper, dietolog.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Çka janë acidet yndyrore omega-3?
Trupat tanë mund të prodhojnë disa nga lëndët ushqyese që na duhen, por është e nevojshme të marrim edhe lëndë tjera përmes dietës sonë.Këto quhen lëndë ushqyese thelbësore dhe në këtë grup, bëjnë pjesë acidet yndyrore omega-3 shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, egzistojnë tre lloje të acideve yndyrore kryesore të omega-3 që secili luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj:
Acid alfa-linolenik (ALA)
Acidi dokosaheksaenoik (DHA)
Acidi eikosapentaenoik (EPA)
ALA gjendet në ushqimet me bazë bimore si tek arrat dhe farat chia, kurse DHA dhe EPA gjenden tek peshqit dhe algat, lëngu i portokallit dhe vezët.
Si të merrni më shumë DHA dhe EPA në dietën tuaj?
Bazuar në të dhënat e fundit, konsumimi prej 1.000 mg të acideve yndyrore omega-3 DHA dhe EPA duket se është sasia optimale për shumicën e njerëzve.
Nëse jeni duke u përpjekur të arrini nivelet optimale të DHA dhe EPA këto ushqime sugjerohen të konsumohen:
-Konsumoni më shumë peshk;
-Marrja e një suplementi dietik DHA dhe EPA nga vaji i peshkut apo i algave;
-Zgjedhja e ushqimeve që të pasura me DHA si qumështi, lëngu i portokallit, jogurti dhe vezët./GazetaShneta/