Tetë persona janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, ku po trajtohen nga gripi sezonal.
Këta pacientë janë diagnostikuar me influencën A, por tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në intensivën e Klinikës Infektive, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtoresha e Klinikës Dr. Lindita Ajazi-Berisha, ka deklaruar për Gazetën se konfirmuar pacientët janë në gjendje të rëndë dhe janë të moshës relativisht të re.
“Aktualisht tetë pacientë janë të hospitalizuar në klinikë, por tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë në intensivë, ndërsa pesë të tjerë në repart. Jemi duke i menaxhuar dhe kemi krijuar repartin e veçant për rastet e dyshimta. Kemi marr masa që të mos kemi infeksion spitalor”, ka deklaruar doktoresha Ajazi-Berisha.
Ajo ka treguar se deri më tani në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej 21 pacientë me infulencën A dhe 17 me infulencën B. Ajazi-Berisha ka deklaruar se dy pacient kanë ndërruar jetë nga dhjetori deri sot, pasi gripi sezonal ka rënduar gjendjen e tyre shëndetësore me sëmundje kronike. /Gazeta Shneta/