Marrëdhënia me vjehrrën në disa raste mund të jetë tepër e vështirë dhe problematike, duke bërë që ekuilibri i familjes të prishet dhe lumturia e çiftit të vihet në diskutim. Ju nuk duhet të harroni asnjëherë që ajo është nëna e bashkëshortit tuaj dhe si e tillë duhet të përpiqeni të keni një mërrëdhënie të mirë.
Si të rregullojmë marrëdhënien me vjehrrën pas një debati?
Bëni një dialog të hapur me njëra-tjetrën
Edhe nëse nuk e kërkon ajo bëheni ju. Nëse vjehrra juaj është kokëfortë dhe autoritare, ndërsa ju jeni e bindur që e ka gabim duhet të tregoheni e duruar ndërsa bisedoni për të mirën e familjes. Ruani qetësinë njësoj si para kapriçiove të fëmijës tuaj, kështu tregoni edhe sa e edukuar jeni.
Pranoni gabimet tuaja para saj
Të pranosh gabimet do të thotë të hedhësh hapin e parë për një bisedë me zë të ulët. Sjellja agresive nuk të çon askund. Do të ishte më mirë të tregoheshit të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.
E mbyllni një sy në disa raste
Ndonjëherë edhe dialogu nuk të çon në një zgjidhje të problemit dhe nëse situata mund të komplikohet mund të bëni sikur nuk dëgjoni apo shikoni për momentin. Kjo nuk do të thotë se duhet të ulni kokën dhe të lejoni t’ju ofendojnë, por të trajtoni disa situata me më pak interes.