Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri vogëlushet kosovare i dhurojnë flokët e tyre për fëmijët e sëmurë nga kanceri

Jetë 13/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna Kosovare Spahiu rrëfen se si nisi t’i dhurojë flokët e tri vajzave të tyre Agneses, Drioles dhe Ariones, për fëmijët e sëmurë me kancer

Agnesa 13 vjeç, Driola 11 dhe Ariona 8, janë tri vajzat me prejardhje nga Kosova por që jetojnë në Gjermani, të cilat tash e sa kohë dhurojnë flokët e tyre për fondacionin “Deutsche Kinder krebs Hilfe”, për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e kancerit.

Në një bisedë për Indeksonline, nëna e tyre Kosovare Spahiu- Sahiti tregon se nga i erdhi ideja për dhurimin e flokëve.

“Fillimisht kam dëgjuar nga motra ime që është frizere, ajo tha që ishte një aksion që frizeret që i prejnë flokët t’i dhurojnë për bamirësi, që do të thotë se flokët e tyre bëhen peruke. Vajzat e mia pasie dëgjuan këtë bisedë mes meje dhe motres shprehen dëshirë që t’i dhurojnë. Flokët e tyre duhet të ishin pa ngjyra, pa kemikale dhe së paku 30 centimetra të gjata”, ka thënë ajo gjatë bisedës.

Kosovarja thotë se mundohet që një gjë të tillë ta praktikojë sa më shpesh që mundet.

“Motra ime i mbledh flokët i zenë kocel dhe i dërgon në Munchen. Ne do të vazhdojmë ta praktikojmë t’i dhurojmë flokët së paku një herë në vit sepse këtu varet edhe nga vullneti i Zotit, aq sa do t’iu rriten”, ka treguar Kosovarja

“Mendoj se çdo vajzë do të duhej të vepronte kështu, dhe do të ishte mirë që një aksion i tillë të praktikohet edhe në Kosovë, është bamirësi që i bën të lumtur shumë njerëz të tjerë, t’i bëjmë të lumtur e t’ua kthejmë buzëqeshjen sado pak”, thotë Spahiu- Sahiti.

Kosovarja thotë se është në biseda edhe me disa frizerka nga Kosova, kjo me qëllim që floket e vajzave të saj të jepen për fëmijët e sëmurë nga Kosova.

Artikulli paraprakSaraqi: Sejdiu më thirri në telefon, më kërkoi dorëheqjen
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Pejës u trajtuan mbi 260 pacientë për 24 orë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.