Pasi iu dorëzuan binjakët e saj të porsalindur, Chantelle Broughton, 29 vjeçe, pranon se mbeti e tronditur nga fakti se sa ‘unikë’ ishin foshnjat e saj, por se të tjerët nuk e shohin kështu.
Një nënë e re ka zbuluar në mënyrë tronditëse se ajo po merret në pyetje rregullisht nëse binjakët që lindi janë “të dytë të saja”, shkruan Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Chantelle Broughton, solli në jetë dy foshnja me ngjyra ‘krejtësisht të ndryshme’ të lëkurës në muajin prill dhe tha se mbeti e tronditur pasi pa foshnjat e saj.
Ayon dhe Azirah – të cilët kanë lindur në Spitalin e qytetit të Nottingham – kanë tipare krejtësisht të ndryshme me njëri-tjetrin, raporton burimi Nottingham Live.
Djali i saj, Ayon, lindi me lëkurë të hapur dhe sy të gjelbër; ndërsa vajza e saj, Azirah, kishte lëkurë të errët dhe sy kafe.
Duke kujtuar momentin kur iu dorëzuan të porsalindurit e saj, Chantelle tha: “Ishte një tronditje se sa të ndryshëm u shfaqën dhe sa unikë janë ata.
“Njerëzit thjesht ndalojnë dhe thonë ‘oh zot’, ata thjesht duken krejtësisht të ndryshëm. Ka pasur njerëz që pyesnin ‘a janë të dy të tutë?”
Për shkak se ka një gjysh nigerian nga nëna, Chantelle është një racë e përzier. Ajo shton se babai i fëmijëve të saj Ashton, 29 vjeç, është gjysmë xhamajkan dhe gjysmë skocez.
“Mendoj se edhe flokët e tyre do të jenë të ndryshëm. Vajza do të ketë flokë të trashë dhe kaçurrela dhe djali do të jetë krejtësisht ndryshe. Tashmë mund ta ndjeni ndryshimin në strukturë.”
Sipas një artikulli të BBC nga viti 2011, ka një në 500 mundësi që një çift ndër-racor të ketë binjakë me ngjyra të ndryshme lëkure. /Gazeta Shneta/