Një studim i publikuar tregon se foshnjat e vogla nuk kanë nevojë për stimulim të tepruar me lodra, aktivitete sensory, apo “lojë spektakolare”.
Ato mësojnë më shumë nga ndërveprimet e thjeshta dhe të qëndrueshme me kujdestarin e tyre, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi analizoi 55 studime që lidhin sjelljen e kujdestarit me zhvillimin e trurit të foshnjës dhe zbuloi se fytyra, zëri dhe prania e parashikueshme e prindit ndihmojnë krijimin e lidhjeve nervore që fëmijët i përdorin për të mësuar më vonë.
Ekspertët theksojnë se prania dhe reagimi i kujdesshëm janë më të rëndësishme se lodrat e shumta apo stimulimi i vazhdueshëm.
Ky studim u jep prindërve lehtësim: nuk duhet të ndihen të detyruar të performojnë apo të argëtojnë foshnjën gjatë gjithë kohës. Thjesht të jesh prezencë e qëndrueshme është ajo që fëmija ka më shumë nevojë. /Gazeta Shneta/


