Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nataliteti bëhet problem nacional në Turqi – gjysma e grave amvise nuk kanë fëmijë

Lajme 14/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktaş, ka theksuar se po bie norma e lindshmërisë në Turqi.

Ajo e ka vlerësuar këtë problem si çështje të mbijetesës kombëtare, pasi gjysma e amvisërive nuk kanë fëmijë.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ajo ka treguar se numri i fëmijëve të moshës së shkollës fillore do të zvogëlohet për 900 mijë gjatë pesë viteve të ardhshme, raporton hurriyet.

Sipas saj, sfidat me të cilat po përballen janë pasojë e dobësimit të familjes si institucion.

Ajo e ka arsyetuar vendimin e qeverisë që viti 2025 të shpallet “Viti i Familjes”, duke thënë se kjo është një fushatë e cila është në shënjestër të diskreditimit dhe dezinformimit.

Goktaş ka kritikuar vendosjen përballë njëra-tjetrës të konceptit të familjes dhe të drejtave të grave, duke konsideruar se ata që e madhërojnë njërën dhe e minojnë tjetrën, në fakt i dobësojnë të dyja.

Ajo ka vlerësuar se po rriten individualizmi dhe izolimi shoqëror dhe se ulja e popullsisë në Turqi nuk mund të shpjegohet vetëm me faktorë ekonomikë.

Norma e lindshmërisë në këtë shtet është ulur vazhdimisht gjatë disa viteve të fundit. Si rrjedhojë, qeveria ka ndërmarrë masa për rritjen e saj, siç është mbështetja financiare për prindërit. /Telegrafi

Artikulli paraprakA është mirësia e dobishme për shëndetin? Shkenca thotë: po
Artikulli i rradhës Truri i foshnjës zhvillohet nga prania, jo nga lodrat

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.