Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U mbajt tryezë shkencore për Muajin e luftës kundër Kancerit të Gjirit

Lajme 26/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizuar nga Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK) i Ministrisë së Shëndetësisë sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës QKUK-SHSKUK u mbajt tryezë shkencore për të shënuar Muajin e luftës kundër Kancerit të Gjirit.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Granit Abdullahu, tha se promovimi i shëndetit dhe parandalimi janë masa kost-efektive në kuadër të shëndetit publik, të cilat kanë të bëjnë me identifikimin në faza të hershme të zhvillimit të sëmundjes si dhe të ndikohet në zvogëlim të rrezikut për kancer, ashtu edhe zvogëlimin e ngarkesës e cila i shkaktohet buxhetit.

Ai tha se në kuadër të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2017-2021 të Ministrisë së Shëndetësisë, objektivi i parë ka të bëjë me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës dhe në këtë objektiv përfshihen edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me parandalimin dhe zbulimin sa më të hershëm të sëmundjes së kancerit.

Zëvendësministri Abdullahu theksoi se MSh ka formuar edhe grupet punuese për skrining të kancerit të gjirit, për të zhvilluar dhe zbatuar aktivitetet konkrete për ballafaqim sa më gjithë-përfshirës kundër kësaj sëmundjeje.

Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kerliu, Kryesuese e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK) dhe njëherësh dekane e Fakultetit të Mjekësisë (UP), tha se Bordi i ri ka përditësuar programin Nacional për Kontroll të Kancerit si dhe ka përcaktuar prioritetet dhe planin e veprimit të tyre, duke u bazuar në tendencat bashkëkohore të zhvillimit të onkologjisë në botë.

Ajo theksoi se, për herë të parë, Kosova është përfshirë si shtet në Raportin e Progresit të Deklaratës Botërore mbi kancerin 2016 të Unionit Internacional të Kancerit-UICC, krahas shteteve të tjera raportuese, duke kontribuar në uljen e barrës globale ndaj kancerit.

“Me këtë, Kosova ka bërë një progres drejt objektivave të parapara më 2008, por duhet shkuar tutje në angazhimin tonë nacional për të përmbushur 9 synimet e përcaktuara me këtë deklaratë deri në vitin 2025, duke e ulur incidencën e kancerit për 25%”, tha profesoresha Manxhuka.

Në këtë tryezë ku u trajtuan në rrafshin professional tema që lidhen me diagnostikimin e kancerit të gjirit; kriteret e klasifikimit histopatologjik dhe raportimit; trajtimin e kancerit të gjirit; kujdesin paliativ; programet e skriningut, etj., u tha se zbulimi i hershëm është rruga më e mirë dhe më kost-efektive për ballafqimin me sukses në luftën kundër kancerit të gjirit dhe mbijetësë të të prekurve.

Artikulli paraprakKur lindi ishte sa një stilolaps, por shikoni si luftoi foshnja me vdekjen
Artikulli i rradhës Sulmohet ish-Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.