Dasara Karaiskaj është pjesë e televizionit prej shumë kohësh dhe si e tillë nuk mund t`u shpëtojë thashethemeve të showbiz-it.
Duke qenë se bashkëshorti i saj nuk është pjesë e medias, nuk i shohim shpesh bashkë në evente të ndryshme dhe kjo ka nxitur thashetheme se çifti mund të jetë ndarë.
E ftuar kësaj jave në “Thumb”, Dasara na ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta rreth këtyre fjalëve që qarkullojnë. Sipas saj, fakti që i shoqi nuk dëshiron të prononcohet shumë në ekran, nuk do të thotë se ata janë ndarë.
“Nuk jam ndarë, unë vazhdoj të jem e martuar. Burri im thjesht nuk dëshiron të më shoqërojë”, -është shprehur Dasara.
https://www.instagram.com/p/BwHndBmg0N3/