Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uji në Deponë Qendrore ku ruhen barnat, MSH thotë se nuk janë dëmtuar

Lajme 12/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë i ka mohuar zërat se ka pasur dëmtim të pakove të barnave që ruhen në Depon Qendrore në Pallatin e Shtypit, si pasojë e vërshimeve pas reshjeve të fundit. Ata kanë  pranuar se ka pasur deponim të ujit mbi depo si pasojë e mbylljes së gypit, por se uji nuk ka depërtuar brenda hapësirës ku ruhen barnat. Express ju sjell detaje

Gazeta Express

Depoja Qendrore e Barnave që gjendet brenda kompleksit të Pallatit të Rilindjes u raportua se këtë javë u vërshua nga uji si pasojë e reshjeve të shiut dhe se pati dëme edhe në pakot e barnave që ruhen aty. Gjendja e barnave aty u cilësua alarmante. E një gjë e tillë u mohua nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga ky dikaster qeveritar thanë se kjo nuk qëndron dhe se pakot me barna as që kanë qenë në kontakt me ujin.

“Me plot siguri ju themi se kjo nuk qëndron, sepse nuk ka pasur pako të barnave në ujë, e as në kontakt me ujin”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

Ndërkaq ata konfirmuan se në këtë objekt ka pasur deponim të ujit mbi depo si pasojë e mbylljes së gypit.

Ujë sipas tyre nuk ka pasur brenda hapësirës.

“Në objektin ku gjendet Depoja e Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të reshjeve ka pas deponim të ujit mbi depon si shkak i mbylljes së gypit (vertikales , ujëmbledhësit), mirëpo jo në hapësirën brenda në depo. Menjëherë është intervenuar nga punëtorët e mirëmbajtës dhe është sanuar ky problem”, thuhet tutje në përgjigje e tyre.

Depoja Qendrore ndodhet brenda kompleksit të Pallatit të Rilindjes. Ishte hapur më 2009, kur ministër i Shëndetësisë ishte Alush Gashi.

Kritika për gjendjen në shëndetësi javën që shkoi pati  ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai tha se gjendja në sistemin e shëndetësisë ka degraduar.

“Ka keqmenaxhim, ka korrupsion”, theksoi Zemaj, ndërsa tha se njerëzit janë duke vuajtur për barna. /Express/

Artikulli paraprakMjeku i javës, Dr. Ermira Krasniqi: Rëndësia e vaksinimit tek fëmijet dhe parandalimi i sëmundjeve të ndryshme
Artikulli i rradhës Shtohen sëmundjet ngjitëse në Rripin e Gazës, shkak mbipopullimi dhe kushtet higjenike

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.