Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ulaj: ShSKUK është e politizuar dhe joprofesionale

Lajme 30/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jusuf Ulaj, drejtues i Komitetit për Shëndetësi, tha se gjendja aktuale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është e rëndë dhe se ky institucion po operon jo-profesionalisht e është politizuar.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë shumë pozita janë në ushtrues detyre. Është vonuar qëllimshëm mbajtja e kompetencave në Odën e Mjekëve dhe janë zgjedhur vartës të PDK-së. Gjendja aktuale në ShSUK është e rëndë dhe mund të themi se ShSUK është politike dhe joprofesionale. Po shihet që prioritet i kësaj partie është rahatia e militantëve dhe jo zgjedhja e profesionistëve”, tha ai.

Këto komente Ulaj i bëri në tryezën “Gjendja e Shërbimit spitalor dhe klinik universitar – problemet dhe zgjidhjet”, e organizuar nga partia politike “Lëvizja Vetëvendosje”, njofton Ekonomia Online.

Përkrah kësaj deklarate doli edhe Hatixhe Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, e cila tha se problemi kryesor në qendrat klinike është politizimi.

“Të gjithë e dimë që ShSUK-ja ka bord politik. Faji për problemin e Ministrisë së Shëndetësisë qëndron te PDK-ja. Ministria e Shëndetësisë ka bërë që punësimi në Qendrën Klinike të jetë i bazuar në libreza dhe jo në merita. Përkundër faktit që kemi një numër të madh të mjekëve, pacientet na ikin në vendet e rajonit”, tha ajo.

Arben Grazhdani mjek, tha se problemi i mosfunksionimit të mirë qëndron te menaxhmenti.

“Unë mendoj që problemi është te menaxhmenti dhe jo te ligji. Ka të tilla probleme qe nuk besoj që ka mungesë të buxhetit që nuk mund të mbulohet. Është bërë numër i madh i mjekëve nëpër klinika. Mjeku nuk shfrytëzohet sepse nuk ka mundësi të shfrytëzohet. Nuk mendoj që duhet të ketë aq shumë mjekë nëpër klinika. Spitali i shtetit është i mirë vetëm nëse mjekët janë të mirë”.

Përkundër kritikave, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se Prishtina ka qenë model për funksionimin e mirë të QMF-ve.

“Në oborrin e QKUK-së funksionon një spital privat i cili punon pa pengesa. Komuna e Prishtinës ka qenë një komunë shembull për qendrat e mjekësisë familjare”, theksoi ajo.

Artikulli paraprakFëmija 8 muajsh do që të qëndrojë në këmbë, çfarë duhet të bëni
Artikulli i rradhës Ky veprim i zakonshëm mund t’i shkaktojë çarje vaginës gjatë lindjes natyrale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.