Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ulja e kripës në ushqimet e përditshme mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Jetë 26/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reduktimi i sasisë së kripës në ushqimet e përgatitura dhe të paketuara mund të ulë ndjeshëm rastet e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sipas dy studimeve të reja të publikuara në revistën Hypertension.

Studimet, të realizuara në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se ulje të vogla të natriumit në ushqimet më të konsumuara mund të përmirësojnë shëndetin publik pa pasur nevojë për ndryshime në zakonet ushqimore të qytetarëve.

Në Francë, analizat mbi uljen e kripës në bukë dhe baguette deri në vitin 2025 tregojnë se konsumi ditor i kripës mund të ulet me 0.35 gram për person, duke ndikuar në uljen e rasteve të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe vdekjeve vjetore, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, zbatimi i objektivave për reduktimin e kripës në ushqimet e paketuara dhe ushqimet “takeaway” mund të ulë konsumin mesatar të kripës me rreth 18 për qind, duke parandaluar dhjetëra mijëra raste të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë 20 viteve.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i lartë i kripës është faktor kryesor i tensionit të lartë të gjakut, i cili lidhet me sëmundje të rënda kardiovaskulare, veshkore dhe neurologjike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërleshja fizike mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK-ja
Artikulli i rradhës Studim: Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk lidhet me autizëm apo ADHD te fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.