Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk lidhet me autizëm apo ADHD te fëmijët

Këshilla për shtatzëna 26/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rishikim i gjerë shkencor ka konstatuar se përdorimi i acetaminofenit (i njohur si Tylenol ose paracetamol) gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun për autizëm, ADHD apo aftësi të kufizuara intelektuale te fëmijët.

Analiza, e publikuar në The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health, ka përfshirë 43 studime cilësore dhe të dhëna nga qindra mijëra fëmijë.

Studiuesit u fokusuan veçanërisht në studime me dizajn të avancuar, përfshirë krahasime mes vëllezërve e motrave, ku një shtatzëni kishte përfshirë përdorimin e acetaminofenit dhe tjetra jo, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet nuk gjetën asnjë provë se ekspozimi para lindjes ndaj këtij ilaçi dëmton zhvillimin e trurit te fëmijët. Sipas autores kryesore të studimit, acetaminofeni “mbetet një opsion i sigurt gjatë shtatzënisë kur përdoret sipas udhëzimeve mjekësore”.

Studiuesit theksojnë se raportimet e mëhershme që sugjeronin rreziqe të vogla mund të jenë ndikuar nga faktorë të tjerë, si predispozita gjenetike, dhimbjet apo temperatura e lartë te nëna, e jo nga vetë ilaçi.

Studimi vjen në një kohë kur përdorimi i Tylenol-it gjatë shtatzënisë ishte vënë në diskutim publik, por paralajmërime të tilla janë kundërshtuar nga organizata të mëdha mjekësore, përfshirë Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Artikulli paraprakUlja e kripës në ushqimet e përditshme mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Artikulli i rradhës Komisioni Evropian nis hetime ndaj X-it të Musk për shkelje të rregullave nga Grok

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.