Unë jam skenari i keq. Unë jam ajo që flitet me tone të heshtura. Unë jam historia që e kaloni pak më shpejt, sepse është shumë e vështirë për t’u lexuar. Unë jam ajo që e ndaj historinë me të tjerët për t’i frikësuar.
Unë jam shtatzëna që nuk kishte një fund të lumtur.
Para se të isha kështu, unë isha si ti. Kam qenë grua që së shpejti do të bëhej nënë, e mbushur me shpresë, shkruan Nina Yong në KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Pastaj pa pritur goditi stuhia e përsosur
Jeta është e brishtë dhe të gjithë jemi viktima të fatit që na bënë ta kthejmë kokën poshtë.
Shtatzënia ime ishte normale, lindja ime duhej të ishte poashtu. Qindra rrethana specifike u bashkuan në të njëjtën kohë, kurrizi i ngjeshur, shqetësimi për humbjen e bebes, një spital i vogël me sistem të dështuar të shëndetësisë që ka nevojë për fonde dhe staf. Të gjitha këto veç e veç mund të ishin në rregull, por të gjitha bashkë shkaktuan katastrofën.
Fëmija im ka lindur dhe nuk mund të marr frymë. I shtrirë me hemorragji, mjekët tentuan ta ringjallin. Mua më duhej gjak për shkak se zemra donte të më dilte jashtë duke tentuar të më mbaj në jetë. Vajzës iu dëmtua truri nga privimi i oksigjenit që kishte përjetuar gjatë lindjes.
Për dy javë ne ishim në harresë, ndërmjet shpresës dhe dhimbjes dërmuese derisa mësuam se nuk mund të bëhej asgjë për ta ndihmuar atë. Ishte vetëm 6 javë kur vdiq.
Tani unë jam gjëja për të cilën nuk na pëlqen të flasim.
Më vjen keq që historia ime e lindjes të frikëson. Unë nuk dua ta bëj dikend të ndihet kështu. E di poashtu se frika nuk është e mirë për nënën as për fëmijën. Por si njerëz, nuk na pëlqen të na kujtojnë se ka aq shumë gjëra në jetë jashtë kontrollit tonë. Uroj që një gjë e tillë të mos i ndodhë askujt dhe dua që t’ju jap një mësim që ta parandaloni.
Unë nuk jam vetëm në hije
Ka kaq shumë prej nesh që fshehin veten për ngushëllimin e të tjerëve. Nëna që dështoi pa paralajmërim, babai që vuri fëmijën poshtë për një sy gjumë dhe foshnja nuk u zgjua më, prindrit e fëmijëve me një çrregullim të rrallë.
Të gjithë këta njerëz nuk janë të veçantë, ata nuk janë zgjedhur për këtë sfidë. Ata janë tamam si ju, ata ishin sikur ju, para se fati të ndryshonte gjithçka. /Gazeta Shneta/


