Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF i dhuron IKShPK-së 214 frigoriferë për ruajtje të vaksinave

Lajme 13/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesë dhoma të reja ftohëse për depon qendrore të vaksinave, 214 frigoriferë për ruajte të vaksinave dhe 56 ngrirës vaksinave i janë dhuruar sot donacione nga UNICEF-i në partneritet me USAID-in Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se partneriteti ndërmjet ministrisë, UNICEF-it dhe USAID-it është shembull i mirë për të ofruar vaksina të sigurta në Kosovë.

“Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e madhe që ka avancimi i teknologjisë dhe pajisjeve për sigurinë në ruajtjen dhe transportin e vaksinave, për të arritur shkallë sa më të lartë të mbulueshmërisë me vaksina të Programit të Zgjeruar të imunizimit dhe të vaksinave të tjera. Partneriteti i institucioneve shëndetësore të Kosovës me UNICEF-in dhe USAID-in është një shembull i mirë i bashkëpunimit për të ofruar vaksina të sigurta për të gjithë në Kosovë”, është shprehur Gexha.

Përmes këtij donacioni do të rriten kapacitetet e ruajtjes së vaksinave në të gjithë vendin.

Zeinah Salahi, Drejtoresha e Misionit të USAID-it gjatë fjalimit të saj theksoi se përmes këtij donacioni do të bëhet sigurimi i të gjithë programeve të imunizimit jo vetëm për coronavirus.

“Ky donacion i pajisjeve nuk do të ndihmojë vetëm programin e vaksinimit kundër COVID-19, por cilindo nga programet e imunizimit të Kosovës për të cilat nevojitet ruajtja në temperaturë të ftohtë, veçanërisht për vaksinimin e rregullt të fëmijëve, që është shërbim thelbësor shëndetësor public”, tha ajo.

Sipas hulumtimeve të bëra deri më tani, vaksinimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekshmërin nga coronavirusi. Përvec COVID-19 vaksinimi ndihmonë edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vaksinimi për herë të parë ka filluar në shekullin 18. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHulumtimi i ri nga Yale identifikon shkaqet e kancerit
Artikulli i rradhës Mjekët nga ShBA dhe Italia trajtojnë fëmijët me keqformime të lindura të zemrës në Kardiologji

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.