Një studim i ri ka zbuluar një lidhje midis mungesës së mikroelementeve ushqyes dhe “urisë së fshehur” te personat me diabet të tipit 2. Kjo gjendje mund të ndihmojë në shpjegimin e disa komplikacioneve që hasin diabetikët dhe të hapë rrugën për ndërhyrje të reja ushqimore.
Personat me diabet shpesh kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve thelbësore për funksionimin e trupit. Vitamina D ishte një nga mikroelementet që mungonte më së shumti te pjesëmarrësit në studim, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve, zakonet ushqimore dhe mungesa e mikroelementeve mund të kontribuojnë në shfaqjen dhe përkeqësimin e diabetit të tipit 2. Mungesa e mikroelementeve mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përdor insulinën, duke rritur rezistencën ndaj saj.
Dieta e pasur me vitamina dhe minerale mund të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të sëmundjes dhe në parandalimin e komplikacioneve afatgjata.
Studimi, i publikuar në revistën BMJ Nutrition Prevention & Health, sugjeron se plotësimi i këtyre mungesave mund të bëhet një objektiv i ri për trajtimin e diabetit. Ekspertët theksojnë rëndësinë e një diete të ekuilibruar dhe të pasur me mikroelemente për një menaxhim më të mirë të kësaj sëmundjeje kronike. /Gazeta Shneta/


