Më 28 prill nëna e kishte uruar Aulonin për ditëlindje me fjalët më të mira.
Urimi i saj është shpërndarë në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e të gjithëve, pasi ajo nuk do të mund ta shkruaj më.
Auloni u gjet i vrarë para tri ditësh në Prishtinë me katër plumba në trup.
Për vrasjen e tij deri më tani janë arrestuar 2 persona, një djalë dhe një vajzë.
Dyshimet e para janë hedhur se deri te vrasja ka ardhur për shkak të një lidhje dashurie.