Spitali i Mitrovicës ka njoftuar sot për një ndërhyrje nga urologët tek një fëmijë i lindur me anomalinë ‘stenosis colli PU sin’.
Sipas njoftimit, ky operacion është i rrallë dhe është kryer për herë të parë në repartin e Urologjisë në këtë spital, shkruan Gazeta Shneta.
“Dg. Stenosis colli PU sin, kjo është anomali e shpeshtë e ureterit, 1:1500 fëmijë lindin me këtë problem, më e shpesht është tek djemtë se sa tek vajzat dhe në të shumtën janë të njëanshme, më e shpesht majtas”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Realizohet një operacion i rrall për herë të parë ne repartin e Urologjisë
Në repartin e Urologjisë, në Spitalin e Përgjitshshëm Mitrovicë, realizohen intervenime urologjike nga më të ndryshmet dhe më të komplikuarat.
Një operacion i rrall për herë të parë është realizuar në repartin e Urologjisë nga ekipa operatore e urologëve dhe anesteziologëve.
Dg. Stenosis colli PU sin, kjo është anomali e shpeshtë e ureterit, 1:1500 fëmijë lindin me këtë problem, më e shpesht është tek djemtë se sa tek vajzat dhe në të shumtën janë të njëanshme, më e shpesht majtas.
Ngushtimi është në pjesën ku ureteri kalon në legenin e veshkës.
Kjo sëmundje mund të diagnostikohet me ultrazë qysh në periudhën e shtatzënisë, në mitër.
Tek fëmijët, mund të paraqitet me dhimbje, gjak në urinë, ethe, temperatur dhe të vjella.
Trajtimi i kësaj patologjie mund të bëhët nga metodat me pak invazive deri te intervenimet e hapura.