Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

USAID përgëzon MSH-në për raportin pozitiv të auditimit për vitin 2018

Lajme 18/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e USAID-it në Kosovë ka përgëzuar stafin e MSH-së dhe ministrin Ismaili në adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka organizuar sot një konferencë për media ku ka folur mbi raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018. Ai ka deklaruar se kur ka ardhur në pozitën e ministrit, MSH-në e ka gjetur në situatë kaotike dhe tejet shqetësuese dhe këtë më së miri sipas tij e vërteton raporti i ZKA-së për vitin 2017 i cili kishte 27 rekomandime.

“Nga të gjeturat më të rënda kanë qenë blerja e barnave me çmime abuzive, keqpërdorime me avance për udhëtime zyrtare, keqmenaxhimi i projekteve kapitale. Sot jam shumë krenar që numrin e rekomandimeve nga ZKA e kemi zbritur nga 27 në tetë dhe këto rekomandime janë me karakter procedural dhe nuk kanë efekt material. Vlerësimi i raportit për MSH-në është përmirësuar rrënjësisht nga shkalla më e ulët deri te shkalla më e lartë e zbatimit. Ky raport është rezultat i luftës tonë të suksesshme kundër korrupsionit”, ka deklaruar Ismaili.

Në anën tjetër Lisa Magno, drejtoreshë e USAID, e ka përgëzuar ministrin Ismaili dhe administratën së MSH-së për raportin pozitiv të auditimit për vitin 2018. Ajo ka deklaruar se kjo është e mundur vetëm nëse ka vullnet politik dhe nëse mirëqenia e qytetarëve vihet mbi të gjitha prioritetet tjera.

“Përmirësimet dramatike në shëndetësi kanë qenë të nevojshme dhe USAID ka kënaqësinë që të vëj theksin në përparimin e madh që ka bërë ministri dhe personeli i MSH-së. Kjo ministri ka bërë përparime të mëdha në adresimin e rekomandimeve që kanë dal nga raporti i ZKA-së”, ka deklaruar Magno.

Në fund ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Dr. Naim Bardiqi, i cili ka shpjeguar metodologjinë dhe planin e punës në bazë të të cilit janë trajtuar të gjitha rekomandimet e ZKA-së nga raporti i vitit 2017. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëse fëmija juaj ka infeksion veshi do t’i ketë këto simptoma
Artikulli i rradhës Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë jeni duke rrezikuar shumë – vlen edhe për sportistët

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.