Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të na sjellë vdekjen – edhe për ata që ushtrojnë
A jeni ulur për momentin? Atëherë do të dëshironi të ngriheshit në këmbë për të lexuar këtë artikull, pasi një hulumtim në nga SHBA ka gjetur se qënfrimi ulur për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun e vdekjes.
Studimi zbuloi se koha totale e qëndrimit ulur u shoqëruan me një rrezik më të lartë të vdekjes. Rreziku më i madh u gjet në ata që kaluan më shumë se 12.5 orë në ditë ulur dhe kur periudhat vazhduan të zgjasin më shumë se dhjetë minuta në të njëjtën kohë, transmeton GazetaShneta.
Por, para se të nxitoni për të blerë një tavolinë të gjatë pune, vlen të theksohet kufizimi i këtij studimi; , të gjithë 8,000 pjesëmarrës ishin të moshës 45 vjeç e lart – kështu që mund të mos jenë përfaqësues të grupmoshave të tjera. Gjithashtu, të dhënat e aktivitetit u grumbulluan vetëm për një javë, kështu që kjo nuk mund të jetë përfaqësuese e niveleve të aktivitetit për tërë studimin, përcjellë “The Conversation”.
Rreziqet nga qëndrimi ulur
Në të vërtetë, hulumtime të tjera tek të rriturit australianë sugjeruan se edhe kur njerëzit janë fizikisht aktivë për më shumë se 300 minuta në javë – edhe ata janë të prekur nga rreziku i fatalitetit nëse preferojnë që pjesën tjetër të ditës ta kalojnë shtritë ose ulur.
Mesazhi atëherë është i qartë. Plotësoni udhëzimet e aktivitetit fizik dhe thyeni zakonin e periudhave të gjata të uljes. Për ta bërë këtë, mund të të duhet të ndryshoni edhe mënyrën e jetesës. Ju mund të filloni me ecje ose çiklizëm për të shkuar në punë
Kur je në punë, gjithashtu duhet të bësh pushime të shkurtra – kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa të qëndrosh dhe të ecësh përreth zyres. Është gjithashtu e rëndësishme të mos e mënjanoni pauzën tuaj – dilni jashtë, bëni për një shëtitje sepsë kështu rritni aktivitetin e muskujve./GazetaShneta/