Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet më të mira për shëndetin e syve tuaj

Lajme 30/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne kemi dëgjuar se si avokadot ndihmojnë lëkurën tuaj dhe si një dietë mediterane është e mirë për zemrën tuaj. Por, cilat janë ushqimet më të shëndetshme për sytë tuaj?

Shkruan: Dr. Besa Ramadani-Krasniqi, specialiste e Oftalmologjisë

Në artikullin e sotëm ju sjellim pesë ushqimet më të shëndetshme për sytë tuaj.

1. Boronica

Vitamina C është një nder vitaminat kryesore që lirisht mund të quhet si ‘qendër shëndetësore’. Pothuajse të gjitha pjesët e trupit varen nga vitamina C – për rritjen, rigjenerimin e indeve dhe qelizave dhe sytë nuk bëjnë përjashtim. Boronica është e ngarkuar me vitaminën C dhe antioksidantë që ndihmojnë në mirëmbajtjen e qelizave dhe indeve të shëndetshme në sy. Ndihmon gjithashtu në ndërtimin e kolagjenit, i cili siguron po ashtu strukturën e kornesë dhe sklerës.

2. Karrotat

Të gjithë kemi dëgjuar adhurimin e vjetër për të ngrënë karrota për shikim më të mirë. Por, a ka të vërtetë në këtë fakt?! Karrotat janë të pasura me beta-karoten, një formë e vitaminës A, që na ndihmon të shohim natën dhe kur drita është e ulët. Çdo frutë dhe perime me ngjyrë portokalli si: patatet e ëmbla, kungulli, mangot – të gjitha mundësojnë vizion të shëndetshëm dhe parandalojnë degjenerimin makular të moshës.

3. Perimet me gjethe të gjelbra

Perimet me gjethe të gjelbra si lakra dhe spinaqi janë bërë gjithnjë e më të modës “ushqime shëndetësore dhe buja është plotësisht e justifikuar.

Ato jo vetëm që janë të mbushura me vitaminat C dhe E, por gjithashtu përmbajnë karotenoide të fuqishme si: luteinë dhe zeaxanthin. Këto dy antioksidantë ndihmojnë në filtrimin e dritës së dëmshme blu dhe gjithashtu zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e syrit të lidhura me moshën si degjenerimi makular.

4. Salmoni dhe vaji i peshkut

Sytë tanë kanë nevojë për acide yndyrore Omega-3 për të funksionuar siç duhet. Konsumimi i shpeshtë i peshkut si sallmoni e tuna, mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sindromës së syrit të thatë dhe ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular (AMD’së).

5. Arrat

Arrat përmbajnë një sasi të madhe të Omega 3s me bazë bimore. Vitamina E në bajame, kikirikë dhe arra të tjera mbron gjithashtu qelizat në sytë tonë nga ‘radikalet e lira’ të cilat mund të dëmtojnë indet e shëndetshme.

Dr. Besa Ramadani-Krasniqi, specialiste e Oftalmologjisë
Artikulli paraprakArsyet pse gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga pagjumësia
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Pejës 55 pacientë me Covid, 4 prej tyre në respiratorë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.