Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që parandalojnë çekuilibrin hormonal tek femrat

Femina 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çekuilibri hormonal mund të jetë njëri nga shkaktarët që keni shtuar në peshë, prandaj duhet të keni kujdes mbi mënyrën se si ushqeheni për të balancuar hormonet.

Disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë çekuilibrin hormonal tek femrat janë: dhimbje koke të vazhdueshme, luhatje të peshës, fryrje të barkut, cikël menstrual të parregullt, rrahje të shpeshta zemre etj, njofton Klan Kosova.

Kombinimi perfekt i ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm. Këto janë pesë ushqimet më të mira për shëndetin e gruas:

Kosi – Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Peshku – Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

Perimet e pasura me antioksidues – Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Erëzat –Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

Avokado – Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve, shkruan Shëndeti, njofton Klan Kosova.

Artikulli paraprakPse pickoheni nga mushkonjat më shumë se të tjerët? Ja arsyet
Artikulli i rradhës Ja çfarë duhet të hani për të fituar lëkurë të bronztë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.