Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që përforcojnë sistemin imunitar

Jetë 08/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shalqiri

Nuk është vetëm freskues. Shalqiri përmban gjithashtu një sërë antioksiduesish të quajtur glutatione. Këta përbërës forcojnë sistemin imunitar duke luftuar kështu infeksionet.

Kosi me pak yndyrë

Probiotikët e gjendur tek kosi dhe produktet e tjera të fermentuara mund të lehtësojnë ftohjen. Duhet të konsumoni gjithashtu edhe ushqime të pasura me vitaminë D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të jenë më të predispozuar që të preken nga gripi dhe ftohja.

Spinaqi

Do të gjeni një sërë lëndësh ushqyese tek ky “super ushqim”. Një nga këto është folate, që ndihmon trupin në prodhimin e qelizave të reja dhe riparimin e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu i pasur në fibra, antioksidues si vitamina C etj.

Hudhra

Ky përbërës kryesor në kuzhinë nuk është vetëm për t’u dhënë shije ushqimeve. Hudhra e pagatuar mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të lëkurës falë aftësisë së saj për të luftuar bakteret, viruset dhe mykun. Për të marrë sa më shumë përfitime, duhet të përdorni hudhrën e gjallë dhe jo atë pluhur. Suplementi i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Supa e pulës

Ka një të vërtetë shkencore pas kurës për ftohje e preferuar nga gjyshja. Supa epulës e përgatitur në shtëpi realisht mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ju ndihmon ta rimerrni veten shpejt. Për më tepër, ajo është e pasur me një përbërës të quajtur karnosine, që mund të mbrojë trupin nga virusi i gripit.

Frutat e pyllit

Është një kurë e lashtë popullore. Këto fruta janë të pasura me lëndë ushqyese të quajtura antioksidues, që mund të luftojnë inflamacionin. Tek disa studime laboratorike, ka rezultuar që frutat e pyllit mund të bllokojnë viruset e gripit. Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore.

Kërpudhat

Kërpudhat ju sigurojnë mineralin e selenit dhe vitaminat B si riboflavin dhe niacin. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë në disa mënyra. Nëse keni mungesë në selen, mund të prekeni më shpesh nga gripi. Riboflavina dhe niacina nga ana tjetër luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar./Gazeta Shëndeti/

Artikulli paraprakModeratorja shqiptare në super formë, menjëherë pas lindjes së dytë
Artikulli i rradhës Tentoi ta shpëtonte djalin, nënës i ndodh diçka e tmerrshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.