Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me probleme emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët parashkollorë

Jetë 05/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional dhe sjellor të fëmijëve në moshë parashkollore, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi, i publikuar në JAMA Network Open, tregon se fëmijët që marrin më shumë kalori nga ushqimet ultra të përpunuara kanë rrezik më të lartë për ankth, frikë, agresivitet apo hiperaktivitet.

Sipas studiuesve, për çdo rritje prej 10% të kalorive që vijnë nga këto ushqime, rriten edhe pikët në testet që matin problemet emocionale dhe të sjelljes.

Studimi u bazua në të dhënat e rreth 2,100 fëmijëve parashkollorë në Kanada. Dieta e tyre u analizua në moshën 3-vjeçare dhe më pas u krahasua me vlerësimet për mirëqenien emocionale dhe sjelljen në moshën 5-vjeçare.

Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë produkte të paketuara si ëmbëlsira industriale, drithëra me shumë sheqer, mishra të përpunuar dhe ushqime të gatshme si patatet e skuqura apo makaronat e përgatitura paraprakisht.

Këto produkte zakonisht përmbajnë sasi të larta yndyrnash të ngopura, sheqeri dhe kripe, si dhe aditivë të ndryshëm.

Sipas autores kryesore të studimit, Dr. Kozeta Miliku nga University of Toronto, edhe zëvendësimi i një pjese të vogël të kalorive nga ushqimet ultra të përpunuara me fruta, perime dhe ushqime më natyrale mund të sjellë përmirësime në sjelljen e fëmijëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkspertët: Rastet e kancerit gastrointestinal pritet të dyfishohen deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Studim: Rritja e përdorimit të kanabisit lidhet me përkeqësim të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.