Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtari ukrainas kthehet nga robëria me një shenjë djegieje “Lavdi Rusisë”, mjeket nisin procedurën e heqjes

Lajme 17/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët ukrainas kanë filluar procedurat për të hequr djegien me mbishkrimin “Lavdi Rusisë” nga trupi i një ushtari që u lirua nga robëria ruse. Plaga, e cila u gdhend nga mjekë rusë, tani po përgatitet për ndërhyrje më agresive.

Maksym Turkeviç, drejtor ekzekutiv i programit ukrainas të rehabilitimit “Naopalimija”, tha për “Ukrainska Pravda” se ushtari Andrij, rreth 40 vjeç, u plagos dhe u mbajt rob për më shumë se 15 muaj. Sipas tij, djegia i ishte bërë nga një kirurg rus.

“Ndërhyrja u krye nën anestezi të përgjithshme, me elektrokoagulator — një mjet që përdoret në kirurgjinë moderne për të hequr tumore, nishane, lytha etj. Qëllimi i këtij veprimi nuk ishte torturë, por lënia e gjurmës”, tha Turkeviç.

“Ndoshta autori ishte mjek me përvojë, duke pasur parasysh uniformitetin e mbishkrimit dhe ngjashmërinë me plagët e tjera. Kemi informacion se kush mund të ketë qenë kirurgu. Organet kompetente po e verifikojnë këtë”, shtoi ai.

Ushtari Andrij qëndron i shtrirë në spital që nga momenti i lirimit nga robëria. Mjekët aktualisht po i aplikojnë injeksione polinukleotidesh për të zbutur indet e dëmtuara dhe për t’i përgatitur për trajtim të mëtejshëm. Efikasiteti i procesit varet nga kujdesi fillestar që jepet.

Gjurmët e djegies do të mbeten

Turkeviç sqaroi se mbishkrimi do të hiqet me laser. “Ky proces ka të ngjarë të jetë i dhimbshëm dhe i pakëndshëm. Plagët e Andrijit nuk mund të operohen, pasi ndërhyrja do t’i zgjeronte edhe më shumë. Ndaj protokolli i trajtimit që përdorim është i ndërlikuar, hibrid dhe i përshtatur për çdo pacient”, tha ai.

Ai konfirmoi se gjurmët e plagës do të mbeten. Sidoqoftë, vështirë të parashikohet se si do të duken pas trajtimit, pasi kjo varet nga karakteristikat anatomike të secilit. “Do të kemi një pamje më të qartë pas trajtimeve të para me laser. Hipoteza jonë është që pas rreth gjashtë muajsh do të shohim rezultate të prekshme”, tha Turkeviç.

Trajtimi i Andrijit po vazhdon. Ai vuan nga lëndime në ijë, rupturë të fshikëzës urinare dhe hernie. Megjithatë, gjendja e tij psikologjike po përmirësohet. Andrij u lirua si pjesë e këmbimit të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, që u realizua në Stamboll në muajin maj.

Artikulli paraprakÇrregullimet e humorit në pleqëri lidhen me rrezik më të lartë për demencë dhe Alzheimer
Artikulli i rradhës Vaksina e kancerit është një hap larg zhvillimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.