Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina e kancerit është një hap larg zhvillimit

Jetë 17/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kërkim të një kure për kancerin e gjirit, është shënuar më në fund një përparim i madh.

Kompania bioteknologjike Anixa Biosciences, Inc. njoftoi këtë muaj se vaksina e saj kundër kancerit të gjirit, e zhvilluar në bashkëpunim me Klinikën Cleveland, ka përfunduar fazën e parë të testimeve klinike. Tani do të kalojë në fazat e tjera të zhvillimit dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, mjekët mund të jenë në gjendje të parandalojnë formimin e tumoreve kancerogjene.

“Vaksina është krijuar për të aktivizuar sistemin imunitar të pacientit që të gjejë, njohë dhe shkatërrojë qelizat e kancerit të gjirit në mënyrë parandaluese,” shpjegon Amit Kumar, Ph.D, drejtor ekzekutiv i Anixa Biosciences, Inc., për Vogue. “Nëse një pacient vaksinohet dhe sistemi i tij imunitar trajnohet për të shkatërruar qelizat kancerogjene që në shfaqjen e parë të tyre, ato nuk do të kenë kohë të zhvillohen në tumor.”

Vaksina përbëhet nga tri doza që administrohen çdo dy javë. Ajo synon posaçërisht alfa-laktalbuminën, një proteinë e qumështit që prodhohet gjatë gjidhënies. Normalisht, kjo proteinë nuk gjendet më në indin e gjirit pasi përfundon periudha e gjidhënies, por shkencëtarët kanë zbuluar se ajo shfaqet në rreth 70% të rasteve me kancer të gjirit të tipit triple-negativ (TNBC). Mjekja onkologe Rima Patel, asistente pedagoge në departamentin e hematologjisë dhe onkologjisë mjekësore në Mount Sinai, shpjegon se qëllimi është që vaksina të trajnojë sistemin imunitar që ta njohë këtë proteinë si të dëmshme dhe ta sulmojë përpara se të zhvillohet kanceri.

“Ajo është krijuar për të paralajmëruar sistemin imunitar që të sulmojë tumorin në gji përpara se të zhvillohet apo të rikthehet, duke parandaluar rritjen e tij,” thotë Dr. Patel. “Vaksina është testuar në një provë klinike të fazës së parë te 35 gra me histori të kancerit TNBC në fazë të hershme dhe me rrezik të lartë për rikthim, si edhe te pacientë që nuk kanë pasur kancer, por kanë predispozitë gjenetike apo faktorë të tjerë që rrisin rrezikun. Deri tani, studimi ka treguar se vaksina ka prodhuar përgjigje imunitare në shumicën e pacientëve.”

Kërkimet te minjtë kanë treguar se vaksina ka aktivizuar me sukses sistemin imunitar kundër alfa-laktalbuminës dhe ka parandaluar formimin e tumoreve në gjoks. Por për të provuar efektivitetin dhe sigurinë e saj te njerëzit, Dr. Kumar thotë se është e nevojshme të kryhen teste me grupe më të mëdha dhe me grup kontrolli.

TNBC konsiderohet një nga format më agresive të kancerit invaziv të gjirit. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, ky lloj kanceri ka tendencë të rritet shpejt dhe përhapet para se të diagnostikohet. Ai prek rreth 14 në çdo 100,000 gra në SHBA dhe ka një rrezik të lartë për t’u rikthyer edhe pas trajtimit. Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është rreth 77%, më e ulët se në format e tjera të kancerit të gjirit. Edhe pse vaksina aktualisht synon vetëm parandalimin dhe trajtimin e TNBC, ajo përfaqëson një hap të madh në luftën kundër një prej formave më të zakonshme të kancerit te gratë.

“Kjo vaksinë përfaqëson një përparim emocionues dhe është unike në synimin e saj për të parandaluar TNBC, i cili është më i vështirë për t’u trajtuar për shkak të mungesës së terapive të synuara,” thotë Dr. Patel. “Jemi shumë të entuziazmuar,” shton Dr. Kumar. “Nëse të dhënat vazhdojnë të jenë pozitive, kjo vaksinë do të ndryshojë lojën”. /TiranaPost

Artikulli paraprakUshtari ukrainas kthehet nga robëria me një shenjë djegieje “Lavdi Rusisë”, mjeket nisin procedurën e heqjes
Artikulli i rradhës Italia ndalon telefonat celularë për nxënësit e shkollave të mesme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.