Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimet aerobike gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 22/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në këtë pikë mund lirisht të themi se çfarëdo lloji i ushtrimeve aerobike gjatë shtatzënisë ka efekt të mirë tek ju dhe beba juaj, sidomos në forcimin e zemrës dhe duke e aftësuar atë të pompojë më shumë gjatë ditës dhe natës.

Natyrisht kjo gjë që pastaj do të ndikojë në gjithë organizmin tuaj, për arsyen se pas qarkullimit të mirë të gjakut gjithçka do të ecë për së mbari.

Kur flasim për ushtrimet aerobike gjatë shtatzënisë, njëri nga sportet më të sigurta dhe më të lehta gjatë shtatzënisë është noti. Kjo jo vetëm se është një sport ujor por edhe për shkak të lehtësisë në realizimin e këtij aktiviteti. Pra, nuk është se duhet shumë mund dhe punë për të notuar. Natyrisht duhet të paktën të jeni një notare fillestare.

Ka shumë benefite që mund të merrni nga ky sport gjatë shtatzënisë ndërsa unë po I përmend vetëm disa prej tyre:

Noti ndikon shumë pozitivisht njëkohësisht në të dy grupet e muskujve më të gjatë të trupit (këmbët dhe duart). Është një sport i parrezikshëm për trupin sa i përket lëndimeve. Uji e rregullon temperaturën tuaj që të mos ngritet shumë dhe parandalon lëndimet duke mbrojtur ligamentet tuaja gjatë notit. Dhe, sigurisht, megjithëse pesha juaj është më e madhe gjatë shtatzënisë, në ujë do të ndiheni tejet të lehta.

Noti gjithashtu ju ndihmon të mbani peshën brenda kornizave të shëndetshme për trupin tuaj pra të jeni shumë vitale si dhe gjatë prezencës tuaj në ujë, do të normalizoni ënjtjen e këmbëve dhe duarve, të cilat janë të zakonshme në shtatzëni.

Ekziston një parameter I kohës I cili është I lejueshëm për gratë shtatzëna të notojnë dhe kjo nënkupton që ju të notoni 20 deri në 30 minuta më së shumti, disa herë në javë nëse nuk keni mundësi çdo ditë.

Por, gjithsesi përpara se të nisni çfarëdo lloj sporti gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës suaj, duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj pasi që ai e njeh më së miri gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore dhe ju tregon nëse mund të vazhdoni të notoni ose jo. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMetoda se si të dobësohemi me uthull molle
Artikulli i rradhës Thirrje për ta ndihmuar shërimin nga kanceri të regjisorit Bekim Lumi

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.