Vaji i ullirit ekstra virgjin është përmendur për një kohë të gjatë për të mirat që i sjellë shëndetit, por tani, disa studime të publikuara së fundi theksojnë se ky vaj ndihmonë të largojë disa nga efektet e sëmundjes së Alzheimerit.
Në studimin e ri të Universitetit Temple, shkenctarët kanë zbuluar se vaji i ullirit mbronë memorien dhe aftësinë e të mësuarit. Grupi i shkenctarëve, kanë identifikuar edhe arsyet përse ky vaj është kaq mbrojtës, gjithashtu, shkruan Medical Daily, transmeton Gazeta Shneta.
Dr.Domenico Pratico ka treguar se pas eksperimenteve të tyre, vaji redukton inflamacionin e trurit, por më e rëndësishmja është se aktivizon një proces të quajtur ‘autophagy’, proces ky i cili në mënyrë natyrale shkatërron qelizat në organizëm pasi të përfundojnë kohën e mjaftueshme të jetesës së tyre.
Ky studim është publikuar edhe në të përditshmen Annals Of Clinical Translational Neurology. /Gazeta Shneta/