Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pishinat plastike, kujdes me fëmijët: Janë tepër të rrezikshme!

Këshilla për shtatzëna 13/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jua themi këtë pasi në Sant’Agostino pranë Viçencës në Itali, një vajzë 14 muajshe ka rrezikuar jetën e saj pikërisht në një pishinë të përshtatshme për t’u përdorur në shtëpi. Ajo ka rrezikuar të mbytej brenda oborrit të shtëpisë!

Një mëngjes mes familjarëve

Ditën e Shtunë fëmija ndodhej në Viçenca bashkë me prindërit për të kaluar fundjavën me familjarët dhe gjyshërit dhe po atë ditë nëna e saj kishte fryrë pishinën për ta bërë të argëtohej. Gjthçka ndodhi ndërsa nëna është futur brenda në shtëpi për të marrë një peshqir duke e lënë vajzën të luajë në pishinën e thellë rreth 30 cm, duke mos menduar aspak për rrezikun që i kanosej vajzës. Por instikti i nënës është tepër i fuqishëm ndonjëherë! Ajo telefonon nga brenda shtëpisë gjyshin të kontrollonte vajzën që ndodhej në anën tjetër të kopështit në pishinë dhe ajo telefonatë i shpëtoi jetën vajzës së vogël! Ai e gjen përmbys, me fytyrën në ujë, e cila u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa në ambulancë i bëhej frymëmarrja artificiale. Do të mjaftonin vetëm pak minuta për t’i marrë jetën!

Kujdes!

Pra asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm në pishinë dhe të largoheni. Do t’ju këshillonim që ndërkohë të kontrolloni edhe blerjet që bëni, nëse fëmija është nën 3 vjeç nuk duhet të blini një pishinë me thellësi të tillë, pavarësisht se mund t’ju duket argëtuese. Nga ana tjetër duhet që gjithmonë ta shfryni apo zbrazni ujin e pishinës pasi keni përfunduar së përdoruri sepse fëmija mund të shkojë atje në një tjetër moment duke rrezikuar mbytjen! Të njëjtat këshilla vlejnë edhe për në det!/pernenat.al/

Artikulli paraprakFrutat e shtrydhura në shtatzëni, cilat duhet t’i pini?
Artikulli i rradhës Vaji i ullirit: Mëse i nevojshëm për trurin tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.