Një vajzë 3-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë që do të thotë se ajo mund të flejë vetëm 90 minuta çdo natë.
Ever Hisko nga Renfrew, Ontario, u diagnostikua pak kohë më parë me sindromën Angelman, e cila nuk ka shërim. Kjo gjendje jo vetëm ndikon në gjumin e saj por gjithashtu ajo nuk është në gjendje të flasë apo të komunikojë.
Prindërit e saj Robin Audette dhe Kirk Hisko shumë rrallë mund të bëjnë më shumë se 6 orë gjumë dhe flejnë me rradhë.
“Ne jemi mësuar të rrijmë me të,”-ka thënë mamja e saj Audette.