Paralizohet vajza 9 vjeçare, shkaktar gripi

2017-04-19 në ora 18:11

Sëmundja akute encefalomielitis (ADEM) është çrregullim neuro-imun, e cila është mjaft e rrallë tek fëmijët.

Mbi 50% e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë shkatërruese goditen gjatë luftimit të një infeksioni bakterial apo viral. Sipas Institutit Neurologjik të Klinikës së Cleveland-it, kjo sëmundje mund të depërtoj përmes injektimit shkruan Healthy Holistic Living, transmeton Gazeta Shneta.

Më 20 nëntor 2013, Marysue kishte një grip stinor sezonal. Brenda pak ditësh, ajo u paralizua dhe, siç raportohet ajo përfundoi në një karrige me rrota dhe ushqimin e merrte nëpërmjet një tubi.

Sipas studimeve të bëra, ADEM është një sëmundje e rrallë auto-imune që ndodh kur sistemi imunitar gabimisht sulmon indet e trurit gjatë përgjigjes së vaksinimit ose infeksionit./Gazeta Shneta/