Vajza e Ryva Kajtazit ka mbushur plot një vit jetë, duke e bërë të ditur vetë nëna e saj në një postim në llogarinë e saj.
Sikur të mos mjaftonte ngjashmëria fizike që ka me vajzën, Ryva dhe vajza e saj shihen që të dyja të veshura në fustan të kuq– mënyrë e veçantë për të festuar një ditëlindje, shkruan Gazeta Shneta.
“Një vit përplot lumturi, përplot gëzim, një vit i të qenit falënderuese për ty.. gëzuar ditëlindjen drita e jetës sime.. Dorela” përshkroi foton këngëtarja./Gazeta Shneta/