Flokët e yndyrshme dhe kripa janë dy armiq të mëdhenj, që në rast se takohen, kripa është ajo gjithmonë që triumfon!
Kështu, vendosja e kripës në shampo përpara se të laheni është zgjidhja ideale për flokë të yndyrshme, transmeton Telegrafi.
Efekt të shkëlqyeshëm arrihet nëse produktin për kujdes të flokëve e ngrohni dhe i shtoni pak kripë. Pas kësaj, vendoseni përzierjen në flokë dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta.
Kjo është mënyra ideale për të krijuar vëllimin e flokëve.
Do të shihni një ndryshim rrënjësor në flokët tuaj të cilat tashmë do të shkëlqejnë nga bukuria dhe jo nga yndyra.