Vaksina anti covid nga AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Britaninë e Madhe.
Rreth 530,000 doza do të jenë në dispozicion që nga java e ardhshme në Britani nga AstraZeneca shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Qendrat për vaksinim tashmë kanë filluar të ftojnë personat e parë për të marrë vaksinën anti covid.
Ndër grupet e para që do kenë përparësi janë shtëpitë e kujdesit të të moshuarve dhe punonjësit shëndetësorë.
Gjatë ditë së martë, Britania shënoi mbi 53 mijë raste të reja nga Covid-19 dhe 414 viktima./GazetaShneta/