Duke parashikuar një dritë jeshile nga këshilltarët e vaksinave, administrata e Presidentit Biden po grumbullon dhe dërgon miliona vaksina COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, tha Shtëpia e Bardhë këtë të hënë.
“Ne nuk jemi duke pritur për operacionet dhe logjistikën,” tha koordinatori i grupit menaxhues të pandemisë me koronavirus, Jeff Zients, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Duke i vaksinuar fëmijët, SHBA-ja shpreson të parandalojë një valë tjetër të koronavirusit gjatë muajve të motit të ftohtë, kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe sëmundjet e frymëmarrjes mund të përhapen më lehtë.
Rastet kanë rënë për javë të tëra, por virusi ka treguar vazhdimisht aftësinë e tij për të rikuperuar dhe mutacionet më lehtësisht të transmetueshme janë një kërcënim i vazhdueshëm.
Të martën, një panel i posaçëm këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të takohet për të shqyrtuar rekomandime të hollësishme për administrimin e vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët më të vegjël.
Pasi FDA dha autorizimin e vaksinës për fëmijët më të vegjël, administrata Biden u kërkoi shteteve amerikane të bënin porositë e tyre fillestare. Punëtorët në kompaninë e barnave dhe në qendrat e shpërndarjes filluan procesin e përgatitjes dhe paketimit të 15 milionë dozave, tha Zients.
“Më shumë doza do të paketohen dhe dorëzohen,” shtoi ai.
Qëllimi është që prindërit të kenë një sërë opsionesh për vaksinimin e fëmijëve, nga zyrat e pediatërve deri te klinikat dhe farmacitë. /Gazeta Shneta/