Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër herpes zosterit mund të ngadalësojë plakjen biologjike

Jetë 27/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitet e fundit është rritur interesi për mënyrat se si njerëzit mund të ngadalësojnë ose përmirësojnë plakjen biologjike, një koncept që i referohet moshës reale të shëndetit dhe funksionimit të trupit në nivel molekular, dhe jo thjesht numrit të viteve të jetuara.

Ndryshe nga mosha kronologjike, plakja biologjike ndikohet nga shumë faktorë dhe mund të ndryshojë ndjeshëm nga një person te tjetri, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studime të mëparshme kanë treguar se shpejtësia e plakjes biologjike ndikohet nga gjenetika, prania e sëmundjeve kronike, ushqyerja, stresi, gjumi, aktiviteti fizik, duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit.

Sipas ekspertëve, megjithëse njerëzit po jetojnë gjithnjë e më gjatë, shumë prej tyre i kalojnë vitet e fundit duke u përballur me sëmundje kronike, paaftësi fizike dhe rënie të funksioneve mendore.

Qëllimi i ngadalësimit të plakjes biologjike nuk është vetëm zgjatja e jetës, por rritja e viteve të jetuara në shëndet të mirë, me funksionim më të lartë fizik dhe njohës.

Studiuesit theksojnë se ndërhyrjet duhet të ndodhin herët, përpara se të shfaqen sëmundjet dhe paaftësitë, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i popullatës në moshë të shtyer.

Aktualisht, shkencëtarët po studiojnë disa medikamente që mund të ndikojnë në ngadalësimin e plakjes biologjike, përfshirë metforminën, e përdorur për diabetin e tipit 2, rapamicinën, një ilaç imunosupresiv, si dhe rilmenidinën për kontrollin e tensionit të gjakut.

Duke iu shtuar këtyre kërkimeve, një studim i ri i publikuar në “Journals of Gerontology”, sugjeron se vaksina kundër herpes zosterit mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes biologjike tek të moshuarit, duke hapur perspektiva të reja për përmirësimin e shëndetit në moshë të avancuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShëndeti i grave i neglizhuar: 75 milionë vite jetë të humbura çdo vit dhe vetëm 6% e financimeve
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta, mjeku internist Dr. Milaim Avdiu

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.