Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina Pfizer/BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit me mbipeshë

Jetë 02/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksina Pfizer / BioNTech mund të jetë më pak efektive tek njerëzit me mbipeshë, sugjerojnë të dhënat e fundit.

Studiuesit italianë kanë zbuluar se punonjësit e kujdesit shëndetësor me mbipeshë prodhuan vetëm rreth gjysmën e sasisë së antitrupave në përgjigje të një doze të dytë të vaksinës krahasuar me njerëzit e shëndetshëm shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Megjithëse është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të thotë kjo për efikasitetin e vaksinës, është lënë të nënkuptohet se personat me mbipeshë kanë nevojë për një dozë shtesë përforcuese për t’u siguruar që ata janë të mbrojtur në mënyrë adekuate ndaj koronavirusit.

Studimi i mëparshëm ka sugjeruar që mbipesha – e cila përcaktohet si indeks i masës trupore mbi 30, rrit rrezikun e humbjes së jetës si pasojë e Covidit me gati 50% të shanseve si dhe rrit rrezikun e përfundimit në spital me 113%.

Disa nga këto mund të ndodhin sepse njerëzit me mbipeshë shpesh kanë gjendje të tjera mjekësore, të tilla si sëmundje të zemrës ose diabet tip 2, që rrisin rrezikun e tyre për prekje nga koronavirusi, por dhjami i tepërt i trupit gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime metabolike, të tilla si rezistenca ndaj insulinës dhe inflamacioni, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet.

Kjo gjendje konstante e inflamacionit të shkallës së ulët mund të dobësojë gjithashtu përgjigje të caktuara imune, përfshirë ato të nisura nga qelizat B dhe T që shkaktojnë një përgjigje mbrojtëse pas vaksinimit.

Një hulumtim i veçantë ka treguar se vaksina e gripit është vetëm gjysma efektive tek njerëzit me mbipeshë krahasuar me ata që kanë një peshë të shëndetshme.

Studimi i ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët, ofron provat e para të drejtpërdrejta për të sugjeruar se një problem i ngjashëm mund të ndodhë edhe me vaksinat Covid-19. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë në katër pacientë kishin këtë simptomë afatgjate të Covid-19, sipas studimit të fundit
Artikulli i rradhës Serbia nikoqire e katër vaksinave kundër Covidit, ekspertët apelojnë për kthimin e masave kufizuese

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.