Vaksina ruse kundër Covid-19, krijoi një përqarje të thellë mes vendeve të Bashkimit Evropian

2021-03-03 në ora 11:26

Ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet të rritë përhapjen e vaksinave të koronavirusit në bllokun 27 anëtarësh, vaksina Covid e Rusisë po del të jetë tërheqëse për miqtë e saj në Evropën Lindore, duke krijuar një përçarje tjetër të mundshme në vendet e BE-së.

Republika Çeke, Austria, Hungaria dhe Sllovakia të gjithë kanë shprehur interes në blerjen dhe vendosjen e vaksinës ruse “Sputnik V”, një veprim që mund të dëmtojë qasje e përgjithshme në të gjithë BE-në për miratimin dhe administrimin e vaksinave të koronavirusit shkruan CNBC përcjell Gazeta Shneta.

Kryeministri çek Andrej Babis tha të dielën se vendi i tij mund të përdorë vaksinën Sputnik V edhe pa miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave të BE-së.

Kjo vjen pasi Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari austriak Sebastian Kurz patën një telefonatë të premten e kaluar në të cilën diskutuan “furnizimet e mundshme të vaksinës ruse Sputnik V në Austri, si dhe prodhimin e mundshëm të saj të përbashkët”.

Hungaria, një vend brenda BE-së që ka marrëdhënie jo të qarta me Brukselin dhe udhëheqësi i së cilës, Viktor Orban, shihet si një aleat i ngushtë i Putinit, nuk ka treguar asnjë hezitim të tillë.

Ai u bë vendi i parë evropian që autorizoi vaksinën ruse në janar – duke anashkaluar Agjencinë Evropiane të Barnave.

Hungaria gjithashtu miratoi vaksinën e Kinës, Sinopharm – muajin e kaluar, përsëri në kundërshtim me rregullat e BE-së.

Të hënën, Sllovakia u bë vendi i dytë evropian që njoftoi se kishte blerë vaksinën Sputnik V, duke siguruar 2 milion doza.

Ministri i Shëndetësisë i Sllovakisë tha se nuk do të administrohet menjëherë këtë vaksinë, megjithatë, kërkon akoma dritën e gjelbër nga rregullatori kombëtar i barnave në vend.

Këto parregullësi ndaj vaksinës së Rusisë vien mes zhgënjimit të shprehur në shpejtësinë e ngadaltë të përhapjes së vaksinimeve të BE-së. /Gazeta Shneta/