Vaksina Sputnik V kundër COVID-19 që Rusia zhvilloi duket të jetë efektive kundër variantit Delta të SARS-CoV-2 edhe pse nivelet e mbrojtjes janë pak më të ulëta se sa sugjeronin raportet e mëparshme.
Me rastet Delta që tani përbëjnë më shumë se 90% të infeksioneve të reja në vend, Ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko tha të mërkurën se vaksina e njohur edhe si Gam-COVID-Vac, ishte afërsisht 83% efektive kundër variantit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Efikasiteti i vaksinës kundër sëmundjeve të rënda gjithashtu tejkalon 95%, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Zhvilluesit e vaksinës kishin vlerësuar më parë një normë efikasiteti prej 90% për vaksinës. Në krahasim të kësaj, studiuesit kishin gjetur se vaksina ishte pothuajse 92% efektive kundër llojit origjinal të koronavirusit në provat e fazës 3.
Gjithsej 67 vende kanë miratuar Sputnik V për përdorim, përfshirë Brazilin, Indinë, Turqinë dhe Filipinet. Gjermania është gjithashtu duke pritur që vaksina të marrë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për të blerë deri në 30 milionë doza të kësaj vaksine. /Gazeta Shneta/