Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinat COVID zvogëluan rrezikun e formës të rëndë me rreth 90% të shanseve

Jetë 17/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinat ulin rrezikun e zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19 me të paktën 90% të shanseve, zbulon një studim i mostrës – 23 milionë njerëzve.

Mbrojtja nga vaksina anti – COVID zgjati të paktën pesë muaj tek njerëzit e moshës 50 deri në 75 vjeç, shkruan Bussiness Insider përcjell Gazeta Shneta.

Studimi i kryer nga organizata shkencore Epi-Phare e mbështetur nga qeveria franceze, zbuloi se pesë muaj pas vaksinimit, njerëzit e moshës mbi 75 vjeç kishin 94% më pak gjasa të shtroheshin në spital sesa personat e pavaksinuar në të njëjtën grupmoshë.

Reduktimi i rrezikut për ata të moshës 50 deri në 74 vjeç ishte edhe më i lartë, në 97%, thanë autorët e studimit në një deklaratë për shtyp.

“Kjo do të thotë që personat që janë të vaksinuar kanë nëntë herë më pak rrezik të shtrohen në spital ose të vdesin nga COVID-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar,” tha epidemiologu Mahmoud Zureik, i cili mbikëqyri hulumtimin, për Agence France-Presse.

Ky studim i cili përdori të dhëna nga ‘Sistemi Francez i të Dhënave Shëndetësore Kombëtare’, është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij, që përfshin një total prej 22.6 milion njerëz – 7.2 milion persona mbi 75 vjeç dhe 15.4 milion të moshës 50 deri në 74 vjeç.

Ndër të tjera, ky studim i shtohet një trupit në rritje të kërkimeve të botës reale nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Izraeli që vaksinat mbrojnë kundër COVID-19 të formës së rëndë për të paktën pesë muaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë pesë efektet anësore që sjellin miomat tek gratë
Artikulli i rradhës Imuniteti i zhvilluar nga vaksina tek fëmijët, superior karshi infeksionit natyror, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.